image Arratiset një i burgosur nga burgu i Dubravës

Kosovë

Siguri/ Arratiset një i burgosur nga burgu i Dubravës

news image

Një i burgosur me inicialet M.K. është arratisur nga burgu i Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.

Për rastin ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit, i burgosuri është arratisur sonte rreth orës 18:00, nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës. 


I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar.

Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi. /Gazeta Sinjali/