Një i burgosur me inicialet M.K. është arratisur nga burgu i Dubravës, raporton Gazeta Sinjali.
Për rastin ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas njoftimit, i burgosuri është arratisur sonte rreth orës 18:00, nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
I njëjti ishte i dënuar me shtatë muaj për veprën penale, sulm ndaj personit zyrtar.
Për rastin SHKK ka njoftuar policinë dhe menjëherë është bërë fletërreshtimi. /Gazeta Sinjali/