Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Zbigniew Boniek, ka njoftuar se Liga e Kombeve pritet të zgjerohet dhe të përfshijë dhjetë vendet e Amerikës së Jugut nga edicioni i vitit 2024.
Kreu i FA-së polake, Boniek, tha se Argjentina, Brazili dhe me shumë mundësi Kolumbia, Kili, Peruja dhe Uruguai do të shtohen në Ligën A të Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Kjo do të krijonte ndeshje kundër Spanjës, Gjermanisë, Anglisë dhe Francës, të cilat kombet e Amerikës së Jugut nuk kanë qenë në gjendje t’i luajnë që kur Liga e Kombeve zëvendësoi miqësoret ndërkombëtare.
Katër të tjerat, Bolivia, Ekuador, Paraguai dhe Venezuela do t’i bashkohen Ligës B.
Ende nuk dihet se si UEFA do t’i strukturojë atë, pasi kjo do të shihte 22 kombe në Ligën A dhe 20 në Ligën B, ndërsa të dyja aktualisht mbajnë 16 ekipe për të krijuar katër grupe me katër kombe.
Për shkak të rrezikut për infektim, pritet që të gjitha ndeshjet të luhen në Evropë, që të reduktohet udhëtimi.