image Aouar vendos për të ardhmen e tij

Futboll

Aouar vendos për të ardhmen e tij

news image

Mesfushori ofanziv, Houssem Aouar, raportohet se preferon kalimin te Barcelona ose Real Madridi, transmeton Sporti në Sinjali.

Reprezentuesi francez që nga viti i kaluar ka qenë I lidhur me një kalim te Arsenali, por kjo lëvizje pritet të mos ndodhë.

‘ESPN’ shkruan se 22 vjeçari preferon kalimin në Spanjë, te Barcelona ose Real Madridi.

Të dy klubet janë të interesuara për Aouarin, por ende nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Ndryshe, Houssem Aouar ka kontratë të vlefshme me Lyonin deri në verën e vitit 2023.

/Sporti në Sinjali/.