image Antidroga në aksion, kapen dy të rinj me substanca narkotike në Ferizaj

Siguri

Antidroga në aksion, kapen dy të rinj me substanca narkotike në Ferizaj

news image

Njësia e Planit Operativ “Stop Drogave në Shkolla” mbrëmë ka ndaluar disa persona që ishin duke qëndruar në një rrugë të fshatit Pleshinë të Ferizajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se gjatë kontrollit, njërit prej tyre i është gjetur një sasi e substancës narkotike të llojit marihuanë. Kjo substancë ka qenë e ndarë në tri pjesë dhe e mbështjellur në formë të cigareve për konsumim.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari është dërguar në stacion policor, ndërsa të tjerët janë liruar pasi atyre nuk i është gjetur asgjë e dyshuar.

Siç mëson Sinjali, në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe substanca narkotike i është dorëzuar hetimeve të stacionit.

/GazetaSinjali/