Trajneri i ri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar vendimin e tij për tu larguar nga Evertonit dhe bashkimin me Los Blancos, transmeton Sinjali Sport.
Trajneri italian e bëri të qartë se kthimi në Real Madrid është një mundësi që ai nuk mund ta refuzonte, por ka mbetur i kënaqur me drejtimin e Evertonit.
“Unë do të doja të falënderoja Bordin e Drejtorëve, lojtarët dhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë gjatë kohës sa isha në klub”.
“Unë kam respekt të madh për të gjithë që janë të lidhur me Evertonin”.
“Më ka pëlqyer të jem në Everton, por më është paraqitur një mundësi e papritur e cila besoj se është lëvizja e duhur për mua dhe familjen time në këtë kohë”, ka thënë Ancelotti.
Trajneri italian ka shkruar po ashtu edhe në ‘Twitter’, duke i falënderuar të gjithë në Everton.
I would like to thank Everton FC, my players and the supporters for giving me the opportunity to manage this fantastic and historical club. I decided to leave as I have a new challenge with a team that was always in my heart, Real Madrid. pic.twitter.com/SDV8T7qMDR
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) June 1, 2021