image Ambasadorja e Luksemburgut u ngacmua në Prishtinë gjatë qarkullimit në trafik

Drejtësi

Ambasadorja e Luksemburgut u ngacmua në Prishtinë gjatë qarkullimit në trafik

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.

E.H., dyshohet se e ngacmoi ambasadoren Natacha Gomes, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, duke shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit, njofton Prokuroria.

Ndaj të njëjtit, Prokuroria ka njoftuar se do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/