image Ambasada amerikane në Prishtinë ngushëllon për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

Muzikë

Reagim/ Ambasada amerikane në Prishtinë ngushëllon për vdekjen e Nexhmije Pagarushës

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane ka ngushëlluar familjen dhe të gjithë artistët në Kosovë.

“Të pikëlluar nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, arti i së cilës do të kujtohet. Ngushëllime familjes së saj, shokëve dhe të gjithë artistëve të Kosovës të cilët janë prekur nga vdekja e saj”, ka shkruar ambasada amerikane në Twitter.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur nesër ditë zie për nder të ikonës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Kujtojmë se Nexhmije Pagarusha ka vdekur dje në moshën 86-vjeçare. Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 9 shkurt në Pagarush të Malishevës me rrethin e ngushtë familjar sipas amanetit të saj./Gazeta Sinjali/