image Ambasada amerikane në Kosovë deklarohet rreth koronavirusit

Kosovë

Njoftim/ Ambasada amerikane në Kosovë deklarohet rreth koronavirusit

news image

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, i ka informuar shtetasit e huaj se brenda territorit të Kosovës nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Këto informata ambasada amerikane i ka dhënë përmes rrjeteve sociale, Facebook dhe Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kosova nuk ka konfirmuar asnjë rast me COVID-19 brenda territorit të saj. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë donacion 750 pajisje testuese të koronavirusit në Kosovë. Rasti i parë i dyshuar në Kosovë është testuar dhe ka dalë negativ. Rezultatet negative janë përcaktuar në bazë të pajisjeve testuese ‘rRT-PCR’ të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

With the rise in the number of COVID-19 (coronavirus) cases in Europe in the last few days, we wanted to share our…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Tuesday, February 25, 2020

Tutje bëhet e ditur se  Kosova nuk është duke aplikuar ndalesa të hyrje-daljeve./Gazeta Sinjali/