image Aliu tregon si është gjendja e të infektuarve nga Ferizaj: Një person është dërguar në Infektivë

Kosovë

Deklaratë/ Aliu tregon si është gjendja e të infektuarve nga Ferizaj: Një person është dërguar në Infektivë

news image

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se shpërthimi i koronavirusit në Ferizaj tregon sesa i fuqishëm është ky virus. Sipas tij, gjendja e 53 të infektuarve me Covid- 19 është stabile dhe të gjithë janë në vetizolim.

Aliu tha vetëm një person, mbrëmë është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë, pasi rezultoi pozitiv.

“Nga 53 të prekurit, secili prej tyre janë në vetizolim dhe nuk kanë paraqitur ndonjë shenjë, jemi në kontakt të vazhdueshëm me secilin. Vetëm një rast i vetëm, mbrëmë ka përfunduar në Klinikën Infektive në Prishtinë”, tha Aliu

Ai gjithashtu deklaroi që 35 rastet e fundit janë kontakte me 18 personat e parë të infektuar, por që të gjithë kanë pasur kujdes duke mos komunikuar në masë.

“Ky shpërthim tregon për fuqinë që ka virusi Covid- 19, fillimisht kishim 18 raste, tashmë në Ferizaj ka shkuar në 55 raste, por të gjitha janë raste kontakti me 18 rastet e para në Ferizaj. Këta qytetarë me Covid- 19, nuk kanë pasur komunikime sepse kanë pasur kujdes”, u shpreh Aliu në RTK.

Aliu gjithashtu tha se po presin të ketë edhe mostra të reja dhe të shohin rezultatet./ Gazeta Sinjali/