Natën e Vitit të Ri, do të mbajë mot pranveror, me vranësira dhe intervale me diell, ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, raporton Gazeta Sinjali.
Koordinatori dhe parashikuesi i motit në Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, tha për Gazetën Sinjali se edhe gjatë festës së Vitit të Ri, do të ketë mot pranveror dhe jo të ftohtë.
“Moti do të jetë pa ndryshime të mëdha, mjegull dhe temperatura po thuajse të ngjashme me këto të ditëve të fundit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, tha Aliu.
Më tej parashikuesi i motit, theksoi se sonte vende-vende pritet me pas riga të lehta shiu.