image Ali Ahmeti po intervistohet nga hetuesit e Speciales në Prishtinë

Drejtësi

Ali Ahmeti po intervistohet nga hetuesit e Speciales në Prishtinë

news image

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit nga hetuesit e Speciales.

Ahmeti është duke u intervistuar në objektin e EULEX-it në Prishtinë.

Intervistimi i tij ka filluar në orë 09:30, ndërsa pritet të vazhdojë edhe nesër.

Ahmeti ishte ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti.

Lajmin e kishte bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm. /Gazeta Sinjali