image Akuzat për sulm ndaj ish të dashurës, Manchester United lëshon deklaratë zyrtare rreth çështjes së Antonyt

Futboll

Akuzat për sulm ndaj ish të dashurës, Manchester United lëshon deklaratë zyrtare rreth çështjes së Antonyt

news image

Manchester United ka lëshuar një komunikatë zyrtare rreth çështjes së sulmuesit të klubit, Antony, i cili po akuzohet për sulm dhe keqtrajtim ndaj ish të dashurës së tij.

Përmes deklaratës, Man Utd ka thënë se ata kanë pranuar akuzat e bëra kundër Antony.

Deklarata e plotë:

“Man United pranon akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se Policia po kryen hetime. Në pritje të informacioneve të mëtejshme, klubi nuk do të bëjë komente të mëtejshme. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave dhe raportimet e mëvonshme që do të kenë tek të mbijetuarit e abuzimit”.

Kujtojmë që Antony u tërhoq edhe nga kombëtarja e Brazilit për shkak të këtyre akuzave, teksa të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe djajtë në vazhdim.

/GazetaSinjaliSport/