image Aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve për rastin e gylenistëve

Drejtësi

Aktakuzë ndaj 3 zyrtarëve për rastin e gylenistëve

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Driton Gashi ish-drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Valon Krasniqit, drejtorit në Departamentin e Shtetësisë, Azilit dhe Migracionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Rrahman Sylejmani, drejtor në Drejtorinë e Migracionit dhe të Huajve të Policisë Kufitare.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit Driton Gashi, Valon Krasniqi, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, i pandehuri Rrahman Sylejmani, ka kryer veprën penale, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria Speciale në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpallë fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turk nga Kosova nuk ishte i rastësishëm,  institucionet e Kosovës për ta organizuar këtë plan me 31 shkelje ligjore, kishin punuar me ditë të tëra.

Kosova i ekstradoi 6 shtetas turq në Ankara, më 2018./GazetaSinjali/