image Aktakuzë ndaj pesë personave në Ferizaj për një vrasje të rëndë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj pesë personave në Ferizaj për një vrasje të rëndë

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, duke i propozuar Gjykatës që të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Më 4 shtator të vitit të kaluar, L.M, ka kryer veprën vrasje e rëndë ndaj B.Q ndërsa A.B dhe E.B. kanë marrë pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me vdekjen e B.Q.

Të dyshuarit thuhet se e kanë goditur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa, R.J, ka kërcënuar A.L duke kryer veprën kanosje në po të njëjtën datë, derisa M.A. ka ndihmuar të lartcekurit në shmangie të zbulimit dhe arrestimit nga ana e organeve të ndjekjes.  

/Gazeta Sinjali/