image Aktakuzë ndaj një gruaje në Prishtinë për organizim dhe pjesëmarrje në "ISIS"

Kosovë

Drejtësi/ Aktakuzë ndaj një gruaje në Prishtinë për organizim dhe pjesëmarrje në “ISIS”

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës me inicialet H.K. për veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Sipas prokurorisë Speciale, e pandehura me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste “ISIS” dhe “AL Nusra” në Siri, në fillim të viti 2014, duke vepruar me dashje dhe dijeni për veprimet e veta, është nisur nga Prishtina në drejtim të Stambollit për të vazhduar në Siri. Me këtë rast ajo i është bashkangjitur burrit të saj me inicialet A.A., i cili vepronte aktivisht në kuadër të grupit terrorist “ISIS”. E pandehura ka qënduar atje edhe pas vdekjes së bashkëshortit.

Sipas prokurorisë e pandehura është paguar rregullisht nga kjo organizatë terroriste.

”Ndërkaq, pas vdekjes së bashkëshortit martohet përsëri me pjesëtarin tjetër të ISIS-it, me inicialet R.H. dhe gjatë tërë kësaj kohe pas analizimit të bisedave telefonike dhe SMS-ave, kuptohet se e njëjta ka qëndruar edhe më tutje vullnetarisht atje, ku i është gjetur material propagandues në formë të video-incizimeve, të sulmeve terroriste të ISIS-it. Me këto veprime e pandehura H.K. ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, nenit 3 të Ligji nr.05/L-002, për Ndalimin e bashkimit në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/