image Aktakuzë ndaj dy personave për pastrim të parasë në Prishtinë

Drejtësi

Aktakuzë ndaj dy personave për pastrim të parasë në Prishtinë

news image

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj dy personave me inicialet B.N. dhe A.N., pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vepër penale, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Prokurorisë Speciale bëhet e ditur se i pandehuri me inicialet B.N., së bashku me të pandehurin A.N., akuzohen për veprën penale “Pastrimi i parasë, nga neni 302 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, i lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./GazetaSinjali/