image Aksioni i Policisë: Konfiskohen mbi 45 kilogramë drogë dhe arrestohen gjashtë persona

Siguri

Aksioni i Policisë: Konfiskohen mbi 45 kilogramë drogë dhe arrestohen gjashtë persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një aksion në tri rajone të vendit, ku janë konfiskuar mbi 45 kilogramë drogë dhe janë arrestuar gjashtë persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Ky aksion u zhvillua në rajonin e Prishtinës, Pejës e Gjilanit.

Afër Hajvalisë në Prishtinë janë gjetur tri çanta me gjithsej nëntë paketime me substancë të dyshuar narkotike. Pas verifikimit dhe matjeve nga policia ka rezultuar se substanca ishte e llojit marihuanë dhe peshonte 26.3 kilogramë. Për këtë rast, është arrestuar një person dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lokacioni tjetër është në komunën e Klinës, ku në një automjet janë gjetur 500 gramë marihuanë, një thikë, dy pako rizlla dhe para të gatshme dhe janë arrestuar dy persona.

Gjilan janë arrestuar tre persona të cilëve iu është gjetur 19 kilogramë substancë të dyshuar narkotike. Atje janë sekuestruar 19 kilogramë drogë, dy automjete dhe 958 euro dhe 2700 lekë para të gatshme.

/GazetaSinjali/