image Aksioni i Krimeve Ekonomike/ 6 të arrestuarit dyshohen për shpëlarjen e 120 mijë eurove

Siguri

Aksioni i Krimeve Ekonomike/ 6 të arrestuarit dyshohen për shpëlarjen e 120 mijë eurove

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke zhvilluar një aksion në Prishtinë.

Sinjali nga burimet ka mësuar se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë persona nga rrethi i Lipjanit dhe Kaçanikut.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se dyshohet se të arrestuarit kanë poseduar 120,000 euro të ngjyrosura.

Gjithashtu Sinjali ka mësuar se gjashtë të arrestuarit dyshohen edhe për pastrim parash.

Se policia po e zhvillon një aksion të tillë, për Sinjalin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/