image Policia konfirmon për Sinjalin: Krimet Ekonomike po e zhvillojnë operacionin - Sinjali

Policia konfirmon për Sinjalin: Krimet Ekonomike po e zhvillojnë operacionin

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka njoftuar se aksioni është duke u zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës”, tha ai për Sinjalin.

Gazeta Sinjali do të ju mbaj të informuar për detaje rreth kësaj ngjarje. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin