image Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Prishtinë e Drenas, arrestohen 3 persona

Siguri

Aksion kundër bixhozit të paligjshëm në Prishtinë e Drenas, arrestohen 3 persona

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 19:00, tre persona të dyshuar për organizim të skemave piramidiale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe për armëmbajtje pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pas arrestimit të të dyshuarve, me urdhëresë të gjykatës janë bastisur dhe kontrolluar 5 lokacione të ndryshme në Prishtinë e Drenas.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se në këto lokacione janë gjetur dhe sekuestruar  dy pistoleta, njëra me 8 fishekë, tjetra me dy fishekë, 14 aparate të lojërave të fatit, tri lojëra të ndryshme, 7.7 gramë substancë të dyshuara narkotike të llojit kokainë, 1477 euro të gatshme, një telefon celular, një sprej, katër komplete letra dhe zare pokeri, një DVR dhe një shtëpizë kompjuteri.

Gazeta Sinjali mëson se pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa rasti vazhdon të hetohet.

/GazetaSinjali/