image Aksion i policisë në kryeqytet, arrestohet një person

Kosovë

Aksion i policisë në kryeqytet, arrestohet një person

news image

Para pak çastesh ka përfunduar një aksion i policisë së Kosovës në lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Operacioni është kryer në rrugën “Muahrrem Fejza” ku është arrestuar një person.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se shkak i arrestimit ka qenë armëmbajtja pa leje.

“Në rrugën “Muharrem Fejza” policia ka ndërmarrë një aksion dhe ka shoqëruar në stacion policor një person për armëmbajtje pa leje. Ndaj tij janë duke vazhduar procedurat konform ligjit”, ka deklaruar Ahmeti.

Para disa ditësh në këtë lagje u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Ahmeti ka thënë se ky rast nuk ndërlidhet me rastin që pretendohet./Sinjali/