image Aksidentohet vetura e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dy persona dërgohen në emergjencë

Kosovë

Policia/ Aksidentohet vetura e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, dy persona dërgohen në emergjencë

news image

Vetura e ambasadës së SHBA-së dhe një veturë tjetër janë përplasur me njëra-tjetrën rreth orës 13:00 në rrugën “Vicianum” në Dragodan të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:00 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë – Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Në këtë aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Sinjali/