image Aksidentohet vetura e policisë, lëndohet një polic në Prishtinë

Siguri

Aksidentohet vetura e policisë, lëndohet një polic në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:13 në fshatin Llukar të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Ky aksident ka ndodhur ndërmjet një veture me targa civile dhe një të veture të Policisë së Kosovës, ku lëndime trupore ka pësuar një pjesëtar i PK-së.

Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur disa aksident.

/GazetaSinjali/