image Aksidentohen dy vetura në "Bregun e Diellit", një grua dërgohet në spital

Siguri

Aksidentohen dy vetura në “Bregun e Diellit”, një grua dërgohet në spital

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pak më parë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili tha se një grua ka mbetur e lënduar nga ky aksident dhe është dërguar në spital me autoambulancë.

Sinjalizuesi po ashtu njoftoi se njëra nga veturat e përfshira në aksident, e tipit Mercedes, ishte me targa të huaja.

/GazetaSinjali/