image Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Shkup, ka të lënduar

Kosovë

Siguri/ Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Shkup, ka të lënduar

news image

Disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur të dielën rreth orës 21:45, në rrugën Prishtinë-Shkup, më konkretisht në fshatin Babush.

Lajmin e ka konfrimuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth orës 21:45 në rrugën Prishtinë- Shkup në Babush është raportuar se është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe lëndime trupore. Njësiti kompetent për menaxhim në autostradë ka dalë në lokacion për t’u marrë me rastin si dhe janë njoftuar edhe ekipet tjera të emergjencave për procedura të tjera”, ka thënë Hoxha./Gazeta Sinjali/