image Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, përball stacionit të policisë

Siguri

Aksident trafiku në qendër të Prishtinës, përball stacionit të policisë

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditën e sotme rreth orës 13 e 35 në rrugën “Luan Haradinaj”, përball stacionit të Policisë së Kosovës në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për persona të lënduar./Gazeta Sinjali/