image Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme, në fshatin Grashticë e Epërme, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 12:00, është raportuar për një aksident trafiku rrugor, të ndodhur në fshatin Grashticë e Epërme të Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërkaq trajtim mjekësor kanë kërkuar tre persona të lënduar”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për rrethanat e këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/