image Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

Siguri

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen dy persona

news image

Dy persona janë lënduar mbrëmjen e së premtes si pasojë e një aksidenti në “Rrugën B”, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në ora 18:06, policia është njoftuar për një aksident trafiku në ‘Rrugën B’. Në aksident janë përfshirë dy automjete si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/