Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mes të katër automjeteve.
“Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi ai për Sinjali.