image Aksident i rëndë në Mitrovicë, dyshohet se ka të lënduar (VIDEO)

Sinjalizime

Aksident i rëndë në Mitrovicë, dyshohet se ka të lënduar (VIDEO)

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para 20 minutave në Mitrovicë, ku janë përfshirë një veturë dhe një kombi që po bartte udhëtarë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve që një sinjalizues i ka dërguar në adresë të Sinjalit, shihet se bëhet fjalë për një aksident të rëndë.

Sinjalizuesi i tha Sinjalit se udhëtarët që kanë qenë në kombi kanë marrë lëndime.

Gjithashtu në videon më poshtë shihet se të dy veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

/GazetaSinjali/