image Aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë

Siguri

Aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Luan Haradianaj” në Prishtinë, para stacionit të Policisë së Kosovës.

Sipas fotografisë së dërguar nga një sinjalizues, shihet se aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture.

Nuk shihet të ketë pasur dëme të mëdha materiale.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për më të rejat rreth këtij aksidenti./Gazeta Sinjali/