image Aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në Prishtinë

Siguri

Aksident trafiku mes një kamioni dhe një veture në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:50 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi në adresë të Gazetës Sinjali nga vendi i ngjarjes.

Në këto fotografi shihet se në aksident ka qenë i përfshirë një kamion dhe një veturë.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës për të marrë detaje për këtë rast, por nga zyra e mediave kanë thënë se ende nuk kanë informacione./Gazeta Sinjali/