image Aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Ferizaj - Kaçanik, tre persona të lënduar

Siguri

Aksident trafiku mes dy veturave në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, tre persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur para disa minutash në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

“Ka ndodhur një aksident në magjistralen Ferizaj – Kacanik tek Fusha e Pajtimit dhe janë të lënduar tre persona, prej të cilëve dy janë dërguar në Kaçanik për tretman, kurse një në Ferizaj. Gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, tha Veseli për Sinjalin./Gazeta Sinjali/