image Këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa aksidentohet me veturë zyrtare në Prishtinë

Kosovë

Këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa aksidentohet me veturë zyrtare në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te “Rruga B” në Prishtinë.

Në disa foto të dërguara nga një sinjalizues shihet se vetura zyrtare e Presidencës është aksidentuar me një veturë tjetër.

Në aksident ka qenë i përfshirë këshilltari i presidentit Thaçi, Rrustem Mustafa.

I kontaktuar nga Gazeta Sinjali, Mustafa nuk është përgjigjur në pyetje me arsyetimin se “është i zënë”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës por ende nuk ka marr detaje rreth aksidentit./Gazeta Sinjali/