image Aksident në Veternik, tre persona të lënduar

Siguri

Aksident në Veternik, tre persona të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme, ku janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur tre persona të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në Veternik.

Sot rreth orës 14:30 në Veternik, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Borovci. /GazetaSinjali/