image Aksident në Veternik, dyshohet se një këmbësor është goditur nga vetura (VIDEO)

Siguri

Aksident në Veternik, dyshohet se një këmbësor është goditur nga vetura (VIDEO)

news image

Një këmbësor dyshohet se ka pësuar lëndime trupore, pasi që është goditur nga një veturë në lagjen “Veternik” të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit video dhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka dalë edhe policia.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes./Gazeta Sinjali/