image Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona bëhen për spital

Siguri

Aksident në rrugën Ferizaj-Shtime, dy persona bëhen për spital

news image

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në hyrje të Shtimes, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, majori i PK-së në rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona.

“Po, aksidenti ka ndodhur në hyrje të Shtimes mes dy veturave. Janë lënduar dy persona të cilët kanë marrë tretman mjekësor. Arsyeja e këtij aksidenti nuk dihet, njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/