image Aksident në qendër të Prishtinës, përfshihen dy vetura

Kosovë

Siguri/ Aksident në qendër të Prishtinës, përfshihen dy vetura

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth mesnatës në Prishtinë, meson gazeta Sinjali nga burimet në vendin e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth ores 00:00 në afërsi të Katedrales “Nëna Terezë” në qendër të kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç shihet nga pamjet e dërguara nga një sinjalizues në adresë të gazetës Sinjali, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë policia.

Përveç dëmeve të vogla materiale, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta Sinjali/