image Aksident në Prishtinë, një person i lënduar

Siguri

Aksident në Prishtinë, një person i lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:45 tek rruga “C”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e dërguara nga një sinjalizues në adresën e Gazetës Sinjali shihet se policia dhe autoambulanca kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Sipas sinjalizuesit, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti një person është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti“, tha Ahmeti për Sinjalin./GazetaSinjali/