image Aksident në Prishtinë, ndeshen mes vete një autobus dhe një veturë

Siguri

Aksident në Prishtinë, ndeshen mes vete një autobus dhe një veturë

news image

Sonte ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, saktësisht në stacionin e autobusëve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

Sipas pamjeve të siguruara nga terreni, shihet se atje kanë dalë edhe Policia e Kosovës. Ndërsa nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Për detaje shtesë Sinjali do ju mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/