image Aksident në mesnatë në Prishtinë, lëndohen 6 persona

Siguri

Aksident në mesnatë në Prishtinë, lëndohen 6 persona

news image

Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor mes dy automjeteve që ka ndodhur në mesnatë, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 00:10, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”,
tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se Njësia e Trafikut është duke u marrë me këtë rast./Gazeta Sinjali/