image Aksident në magjistralen Prishtinë-Prizren, bllokohet autostrada

Kosovë

Policia/ Aksident në magjistralen Prishtinë-Prizren, bllokohet autostrada

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi i cili tha se një segment i autostradës Duhël-Suharekë është bllokuar.

“E kemi informatën që aksidenti ka ndodhur, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Për momentin një segment i autostradës Duhël – Suharekë është i bllokuar. Jemi duke u marrë me rastin, për momentin nuk kemi detaje të tjera”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin./Gazeta Sinjali/