image Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, tre të lënduar

Siguri

Aksident në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, tre të lënduar

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, më saktësisht tek vendi i quajtur “Ura e Madhe”, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, drejtori i Policisë së Ferizajt, Basri Shabani.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, të cilët më pas kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe janë liruar për në shtëpi.

/GazetaSinjali/