image Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

Kosovë

Policia/ Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Shtime të Ferizajt.

Policia njofton se shoferi ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë dhe vetura ka dalë nga rruga.

“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën e tij mercedes me targa lokale, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, humb kontrollin mbi veturën dhe del jashtë rrugës. Si pasojë e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/