image Aksident trafiku në Brezovicë, lëndohet një person

Siguri

Aksident trafiku në Brezovicë, lëndohet një person

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit pranë Brezovicës, raporton Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ai ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

“Sot, rreth orës 02:20 të mëngjesit, në rrugën Shtërpcë-Brezovicë ka ndodhë një aksident komunikacioni, ku në të janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Veç dëmeve të shkaktuara materiale në automjete, një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Shtërpcë, me autoambulancë është dërguar në drejtim të Graqanicës, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor” deklaroi Veseli për Sinjalin.

/GazetaSinjali/