image Aksident mes tri veturave në Skivjan të Gjakovës, lëndohen katër persona

Siguri

Aksident mes tri veturave në Skivjan të Gjakovës, lëndohen katër persona

news image

Dy drejtuesit e veturave dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident që ka ndodhur mes tri automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se njëra nga viktimat ka marrë lëndime të rënda trupore, pasi që ka rezultuar me frakturë në këmbë.

Aksidenti ka ndodhur sot në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Si pasojë e këtij aksidenti, Elezaj deklaroi se ka pasur edhe dëme materiale.

“Lidhur për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, deklaroi Elezaj.

/GazetaSinjali/