image Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, një person bëhet për spital

Siguri

Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, një person bëhet për spital

news image

Sot rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku mes tri automjeteve në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e këtij aksidenti, një person është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Në këtë aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

/Gazeta Sinjali/