image Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë

Siguri

Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Prishtinë

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë pasdites së sotme rreth ores 15:00 në rrugën “Bill Klinton”, në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton policia si pasojë e aksidentit, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Ahmeti për Sinjalin. /GazetaSinjali/