image Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë - Podujevë, tre të lënduar

Siguri

Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë – Podujevë, tre të lënduar

news image

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave të mërkurën rreth orës 15:30 në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha për Gazetën Sinjali se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot në ora 15:30, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet përgjigjen e Policisë./Gazeta Sinjali/